Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar zhvillimin e “Koncertit të Vjenës” në Tiranë. Ai theksoi se ky koncert ishte një organizim tepër festiv dhe të tilla evenimente duhet të zhvillohen më shpesh në Tiranë.

Vasili theksoi se një eveniment të tillë mund ta bëjë edhe orkestra e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

“Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip. Orkestra e Radiotelevizionit Publik Shqiptar mund ta zhvillojë këtë eveniment, pasi është një formacion dinjitoz. “Danubin blu” shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre.

Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH-së mund ta sjellin Vjenën në Tiranë. Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve dhe shqiptarët e pinë më mirë rakinë me fund”, tha Vasili.

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Petrit Vasili: Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip Petrit Vasili: Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!