Bojken Lako, djali i aktorit që u nda nga jeta, ka falenderuar miq, të afërm, të njohur e të panjohur për mbështetjen e dhënë. Me anë të një postimi në Instagram, Bojken teksa jep detaje për ceremoninë private për përcjelljen e babait të tij, shpreh vlerësimin për ata që i gjenden pranë në ditët e vështira që po kalon.

Postimi i Bojken Lakos në Facebook:

“Miq te Bujos, dashamires, te aferm e shoke. Jemi te prekur pa masë e na keni dhënë mbeshtetje e emocion të fortë, me ndjeshmerine qe treguat në këto ditë të vështira.Ju falenderojme shume.

Duam t’ju njoftojmë se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në varrezat e Sharrës ne Kombinat, duke u nisur nga shtepia ketu ne myslym shyri në oren 11:00.

Duam tju lajmerojme se diten e Merkurë dhe të enjte ju presim në ambientet e Hotel Mondial në dy orare: paradite 10:00 me 14:00 dhe pasdite 16:00 me 19:00 për ta kujtuar Bujon dhe per t’ju falenderuar nga afër.

Ju falenderojmë shumë”.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Bojkeni flet për vdekjen e të atit, Bujar Lakos Bojkeni flet për vdekjen e të atit, Bujar Lakos Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!