“Arrëthyesit” që në herën e parë kur Çajkovski e prezantoi, ka mbetur si vepra simbol e Krishtlindjes e Vitit të ri. Çdo skenë në botë e vë këtë shfaqje për ta mbyllur vitin me hare e gëzim. Kështu do të ndodhë edhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në datat 28 dhe 29 dhjetor.

Premiera e katërt që mbyll sezonin në TKOB do të jetë pikërisht ky balet, që vjen në një koncept të ri si krijimtari koreografike e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos.

Në konferencën e mbajtur për median, drejtoresha e teatrit, Zana Çela u shpreh se “Në fund të tre mujorit kemi kënaqësinë të prezantojmë faktin se gjatë këtyre tre muajve, artistët e TOB-it dhe institucioni i gjithi ka prodhuar shfaqe të gjinive të ndryshme, opera, balet, koncerte të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, koncerte simfonike dhe njëkohësisht ka përgatitur dhe prezantuar koncerte edhe për fëmijët e të rinjtë në shkollat e kryeqytetit.

Kanë qenë këto dy linja kryesore të cilat e kanë prezantuar institucionin tonë përpara një publiku shumë të gjerë dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi i këtij kalendari, të zgjerojë audiencën. Sot, siç mund ta bëni bilancin edhe vetë, mund të them se TOB-i, ka prezantuar gjatë këtij tre mujori, çdo dy ditë, shfaqe për publikun e kryeqytetit. Sigurisht që në sezonin e ardhshëm do prezantojmë e prodhojmë shfaqje edhe për publikun e qyteteve e rretheve të vendit.”.

Më tej koregrafia Enada Hoxha tha se kjo shfaqje vjen si një sfidë e saj dhe e Gerdit për të bërë një koreografi të re duke e ditur që në botë vihet çdo vit, nga shumë koreograf që sjellin idetë e tyre. “Menduam që do të ishte kënaqësi ta rivinim me kolegët që kanë punuar shumë por lodhja dhe kënaqësia shkojnë bashkë. Këtë herë na janë bashkuar edhe nxënësit e shkollë së baletit që janë e ardhmja e këtij institucioni. Mendojmë që jemi drejt një shfaqe shumë të mirë e të bukur”.

I pranishëm në këtë konferencë dirigjienti spanjoll Ricardo Caseros, i cili pas “Traviatës” do të drejtojë orkestrën simfonike të TKOB-së edhe për “Arrëthyesit” shprehu kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit me artistët shqiptarë. “Mendoj që edhe në të ardhmen do të jem këtu për bashkëpunime të tjera. Për mua ky balet është nga më të mirët, një muzikë dhe spektakël vërtetë i mirë”, përfundo ai.

Historia e Arrëthyesit fillon në prag të Krishtlindjeve në shtëpinë e madhe dhe të bukur të familjes gjermane Stahlbaum të cilët kishin organizuar një festë. Gjatë festës mes miqëve të shumtë vjen dhe Gjyshi Drosselmeyeri cili i jep fëmijëve, Clara dhe Fritz dhurata. Për Klarën ai kishte sjellë kukullën Arrëthyesi, të cilën ajo e pëlqeu shumë. Fritz bëhët xheloz dhe thyen kukullën. Por Gjyshi me anë të magjisë e rregullon atë për Klarën, e cila më vonë bie në gjumë me Arrëthyesin nën pemën e Krishtlindjes. Klara në ëndërr me Arrëthyesin përjeton momente magjike e argëtuese.

Në rolet kryesore si Arrëthyesi Princi dhe Klara do të intepretojnë Ervis Nallbani dhe Ledia Sulaj. Ndërsa në rolin e Droselmajer vjen Julind Dervishi, shoqëruar nga balerinët e TKOB-së, si Justin Deda, Alisa Gjoni, Eno Birko, Odeta Dishnia, Dion Gjinika, Rovena Shqevi, Isida Mollaymeri, Adela Muçollari etj./Mapo.al/

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . “Arrëthysi”… magjia zbret nesër në skenën e TKOB-së “Arrëthysi”… magjia zbret nesër në skenën e TKOB-së Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!